Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur
Pas takimeve të ndara të ditës së sotme mes emisarit evropian Peter Sørensen me kryenegociatorët Besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviç të Serbisë është arritur marrëveshja për funksionalizimin e Komisionit të përbashkët për Personat e Pagjetur. Këtë e konfirmoi edhe vetë Bislimi në fund të takimit trepalësh. Në javët në vijim, zëvendësit e tyre do të takohen për të përcaktuar prioritetet e para të punës së komisionit. “Arritëm përfundimisht ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur. Mbetet që në javët në vijim të takohen zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para të punës së Komisionit të përbashkët”, ka deklaruar Besnik Bislimi në fund të takimit. Marrëveshja u arrit pasi Peter Sørensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy...
Burimi:
javanews.al