Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani: Ritheksoj nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional e konstruktiv!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kostituimit të Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka uruar kryetaren e re të Parlamentit, Albulena Haxhiun dhe nënkryetarët për zgjedhjen e tyre në postet përkatëse. Po ashtu Osmani ka uruar që kjo legjislaturë të dallohet ‘për vendime të rëndësishme shtetërore, kulturë të lartë demokratike dhe angazhim të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës‘. Postimi i Osmanit: Uroj znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen e saj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe nënkryetarët e Kuvendit për përgjegjësinë që u është besuar nga përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve tanë. Kuvendi i Republikës është themeli i demokracisë sonë parlamentare dhe institucioni ku materializohet vullneti i qytetarëve. Besoj fuqishëm se...
Burimi:
vizionplus.tv