Kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit, Prokuroria Speciale nis rast penal

Kërcënimet ndaj Vjosa Osmanit, Prokuroria Speciale nis rast penal

Kosova E Hënë, 9 Mars 2026 17:32 Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se ka iniciuar rast penal lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Sipas prokurorisë, rasti është iniciuar sot dhe lidhet me dyshimet për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, të paraparë me nenin 121, në lidhje me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Në këtë rast ka autorizuar Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e plotë të këtij rasti, me qëllim të sigurisë së rendit juridik të Republikës së Kosovës, të zyrtarëve dhe qytetarëve të saj”,...