Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kandidati i LDK-së për kryeministër: Le të fitojnë qytetarët!
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për, siç tha, të ardhmen euroatlantike të Kosovës. “Shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë, le të fitojë populli i Kosovës”, deklaroi Abdixhiku për gazetarët.