Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Kam ofruar koalicion në prill dhe maj por…”/ Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. Pasi ushtroi të drejtën e votos, Kurti tha për gazetarët se shpreson që pjesëmarrja të jetë masive. Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre. I pyetur a është i hapur për një koalicion, Kurti tha: Unë kam ofruar koalicion në prill dhe maj, prandaj jemi sot në zgjedhje të parakohshme sepse u refuzua koalicioni. Prandaj duhet të kemi rezultat të qartë, meqë shansi për koalicion iku pa fajin tonë”. “Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e...