Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice: Propozimi për 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit e UÇK-së është i pazakontë

Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice: Propozimi për 45 vjet burg për secilin nga katër të akuzuarit e UÇK-së është i pazakontë

Të panevojshëm e të ndikuar politikisht e konsideron Gjykatën Speciale, njeriu që udhëhoqi ndjekjen penale ndaj “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit. Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice flet për kërkesën e Prokurorisë së Speciales për dënim me nga 45 vjet burg për katërshen e UÇK-së, të cilën e konsideron të pazakontë. Britaniku Geoffrey Nice thotë se nuk e ka parashikuar ndonjëherë që do të mund të themelohej gjykatë e re për hetimin e krimeve të luftës, e aq më pak që të merret me vetëm një grup të caktuar. Kryeprokurori në rastin e Sllobodan Millosheviqit, rast që nuk mori epilog për shkak se i ai vdiq gjatë gjykimit në Hagë, thotë se kërkesa e Prokurorisë për dënim me nga gati gjysmë shekulli...