“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë hapur kundër vazhdimit të udhëheqjes së kësaj partie nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku edhe në mbledhjen e Kuvendit të kësaj parite, duke rikujtuar se rezultati zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 është i painjorueshëm dhe se për të njëjtin duhet të ketë përgjegjësi konkrete politike. Ajo ka deklaruar se është e vetmja që i ka kërkuar publikisht dorëheqjen kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas humbjes së fundit zgjedhore. “Jam e vetmja që i kam kërkuar publikisht kryetarit dorëheqjen pas rezultatit të 28 dhjetorit, rezultat i cili nuk mund të injorohet. Kam ofruar edhe dorëheqjen time”, ka thënë Bajrami gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, ku po vendoset për ofrimin e...