Historianët me një rezolutë, kundër librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të Shkëlzen Gashit
Kosova E Diel, 29 Mars 2026 17:18 Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Kosovës për miratimin e një rezolute që kundërshton librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999” të autorit Shkëlzen Gashi. Kërkesa i është adresuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare. Sipas historianëve, libri në fjalë nuk e përcakton qartë përgjegjësinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe lë hapësirë për interpretime që, sipas tyre, cenojnë të vërtetën historike. Në letër theksohet nevoja për një qëndrim institucional, duke argumentuar se trajtimi i ngjarjeve të viteve 1998–1999 duhet të bëhet mbi baza të verifikuara shkencore dhe me përgjegjësi të plotë ndaj kujtesës kolektive dhe viktimave...
Burimi:
kohajone.com