Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit
Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë afatin për zgjedhjen e Presidentit dhe të japë interpretim për mungesën e deputetëve opozitarë në sallë. Vetëvendosje ka njoftuar edhe Presidenten Vjosa Osmani për të parandaluar çdo veprim të saj për të shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook, dha lajmin, shkruan A2. “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa...
Burimi:
javanews.al