“Haga vendos mbi fatin e heronjve të UÇK-së”/ Gjykimi për akuzat hyn në fazën përmbyllëse
Bota shqiptare i drejtoi sytë këtë javë nga Haga. Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është në etapën e fundit, drejt vendimit që do të japë trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krimet pretendohet se janë kryer midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit pasues, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020. Kryeprokurorja Kimberly West tha se ata akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte:...
Burimi:
javanews.al