Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi multietnik rikonfirmon mbështetjen për Qeverinë Kurti 3, LVV-së i shtohen edhe 65 vota

Grupi parlamentar Multietnik ka rikonfirmuar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti 3. Në legjislaturën e dhjetë, ky grup do të jetë në përbërje të 8 deputetëve, dy nga komuniteti turk, dy nga ai boshnjak, dhe nga një nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe serb. Ergul Mazrek dhe Fatma Taçi nga KDTP, Emilja Rexhepi dhe Rasim Demiri nga NDS e VAKAT, Elbert Krasniqi nga IRDK, Artan Asllani nga PSA, Nenad Rashiq nga SPO dhe Erxhan Galushi nga LPRK do të renditen krah partisë më të madhe. Kryetari i IRDK, njëherazi ministër në detyrë, Elbert Krasniqi, konfirmoi për A2 CNN se votat e tyre do të jenë për Albin Kurtin. Tashmë përpos 57 deputetëve të saj, Lëvizja Vetëvendosje llogarit edhe në 8 deputetët e komuniteteve duke siguruar...