Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK, avokati i Veselit: Klienti im është tërësisht i pafajshëm
Kosova E Enjte, 12 Shkurt 2026 19:39 Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse në procesin më të madh gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Veselit, Rodney Dixon tha se Kadri Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe kërkoi nga trupi gjykues që pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar t’i hedhë poshtë, për shkak të mungesës së provave. Dixon i cili shpalosjen e fjalës përmbyllëse në Hagë e nisi që nga dje, tha se Kadri Veseli nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat e ngarkon ZPS-ja. “Klienti im nuk është i përfshirë në asnjë prej krimeve, të cilat pretendon Prokuroria se i ka kryer…ZPS duket se po na tërheqë zvarrë me...
Burimi:
kohajone.com