Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendet pas disa ditësh në Jezercë të Ferizajt 30 vjeçari/ Shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Një 30-vjeçar me iniciale S.P., është gjetur të premten në mesditë, pas dy ditë kërkimesh intensive nga autoritetet e Kosovës në rajonin e Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, S.P. ishte zhdukur mëngjesin e 21 janarit në fshatin Jezercë të Ferizajt. Ai ishte larguar nga një vilë dhe besohet se me një veturë BMW kishte shkaktuar një aksident trafiku. Pas pranimit të informatës për zhdukjen e tij, autoritetet kanë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonën përreth, si dhe kanë kryer verifikime në Qendrën Emergjente në Ferizaj, Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe disa ordinanca private, por nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Të premten, një qytetar ka kontaktuar autoritetet duke njoftuar se e ka hasur një person të panjohur në fshatin Budakovë të Suharekës, pranë...