Energjia dhe minierat, SHBA-ja dhe Kosova bisedojnë për zgjerimin e mundësive

Energjia dhe minierat, SHBA-ja dhe Kosova bisedojnë për zgjerimin e mundësive

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka biseduar me ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, për zgjerimin e mundësive mes dy shteteve në fushën e energjisë dhe minierave. “Ajo riktheksoi angazhimin e Ambasadës për të krijuar mundësi për bizneset amerikane, veçmas të atyre që operojnë në sektorin e gazit të lëngshëm natyror dhe atë të minierave. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që promovojnë prosperitet të ndërsjellë”, shkroi Ambasada në një postim në rrjetet sociale. Aktualisht, Kosova nuk ka rrjet gazsjellësish për shpërndarjen e gazit natyror e as sistem të ndërtuar institucional për menaxhimin e këtij sektori. Për furnizim me energji elektrike, vendi mbetet i varur nga qymyri, pasi rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga...