Emri i saj doli në dosjen ‘Epstein’, reagon ish-presidentja e Kosovës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar ndaj raportimeve që përfshijnë emrin e saj në dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta. Në një postim në Facebook, Jahjaga shpjegon se gjatë kohës sa mbante detyrën nuk ka pasur kurrë njohje, takim apo kontakt me Epstein. Përmendja e emrit të saj në disa media, sipas saj, lidhet vetëm me një email mes palëve të treta dhe nuk dëshmon lidhje personale. Ish-presidentja sqaron gjithashtu se termi “Presidenti i Kosovës” në këtë korrespondencë nuk i referohet asaj personalisht dhe nuk përbën kërkesë për takim. “Raportimet mediatike për “lidhjen time” me dosjen “Epstein” janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti...
Burimi:
ntv.al