Dita e fundit për Presidentin, kryeministri Kurti: Diskutojmë pasdite, opozita të zgjedhë kandidatin e dytë
Kosova është në ditën kyçe për zgjedhjen e presidentit të ri, ku deri tani nuk ka një marrëveshje politike për emrin që do të marrë postin e kreut të shtetit. Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të bëjë përpjekje edhe pasdite për ta finalizuar procesin por ende nuk dihet nëse do të ketë seancë apo në cilën orë mund të mbahet ajo. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se pas mesnatës Kosova do të futet në afatet kushtetuese për zgjedhje të reja, për shkak të asaj që ai e quajti “dështim” të institucioneve për të arritur marrëveshje për postin e presidentit. Ai ka thënë se nuk do të ketë më takime me kryeministrin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje, që tashmë ka...
Burimi:
kohajone.com