Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Mbrëmë më 18 dhjetor, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka zhvilluar një aksion të gjerë për të luftuar keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe rastet e korrupsionit në nivele të ndryshme. Sipas burimeve të Klan Kosova, gjatë këtij operacioni është arrestuar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli, i cili dyshohet për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme gjatë kohës që mbante detyrën publike. Po ashtu, mësohet se Goran Laziç është arrestuar në flagrancë në fshatin Llapnasellë, në momentin kur po merrte një shumë të konsiderueshme parash, që dyshohet se lidhet me veprimtari korruptive. Operacioni nuk ka përfshirë vetëm ish-zyrtarë ekzekutivë; gjatë aksionit është arrestuar edhe J.M., kryetar i Gjykatës në Graçanicë, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në...