“Dëshmitarët gënjyen nën betim”/ Avokati i Kadri Veselit: Kanë mashtruar

“Dëshmitarët gënjyen nën betim”/ Avokati i Kadri Veselit: Kanë mashtruar

Pas avokatëve të Hashim Thaçit, edhe mbrojtësit e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kundërshtuan akuzat për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Gjykata të bëjë kujdes me dëshmitë e dhëna nga Serbia”, tha avokati i Veselit në Hagë, teksa i kërkoi Gjykatës Speciale të mos injorojë atë që e cilësoi ‘aparteid’ të Serbisë në Kosovë, të ngjashëm me atë në Afrikën e Jugut. “Si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos thënë të vërtetën. … Ju nuk mund të injoroni atë se çfarë...