Deputeti akuza Kurtit, Hoti: Po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti akuza Kurtit, Hoti: Po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja

Kosova E Mërkurë, 4 Mars 2026 19:15 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se vendi po shkon drejt një tjetër krize politike për shkak të mënyrës si po trajtohet procesi për zgjedhjen e presidentit. Për të Kurti po vepron pa marrëveshje politike dhe me një kandidat që nuk i ka votat e nevojshme, gjë që sipas Hotit mund të çojë në zgjedhje të reja. “Sot, me veprime të njëanshme pa asnjë lloj marrëveshje politike, e me një kandidat për President që nuk i ka votat e mjaftueshme, Kurti sërish po e rrëzon qeverinë që e udhëheq dhe po shkakton zgjedhje të reja. Kjo sjellje nuk ka lidhje me interesin e qytetarëve, por bëhet vetëm për kalkulime politike. Sot, qytetarët po e kuptojnë qartë...