Çfarë shkruajnë mediat e huaja për fitoren e LVV-së?

Çfarë shkruajnë mediat e huaja për fitoren e LVV-së?

Kosova E Hënë, 29 Dhjetor 2025 11:08 Zgjedhjet në Kosovë janë mbuluar nga shtypi i huaj, përfshirë BBC, Politico dhe Deutsche Welle. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura të dielen ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë raportuar për rezultatin zgjedhor dhe për pritshmëritë se ky zhvillim mund të shënojë fundin e ngërçit të gjatë politik që ka paralizuar institucionet e vendit që nga fillimi i vitit 2025. E përditshmja gjermane Deutsche Welle ka shkruar se subjekti i drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë bindshëm forca e parë, ndonëse mbetet e paqartë nëse do të mund të formojë qeverinë e vetme apo do t’i duhet një koalicion. Gazeta zvicerane Tages-Anzeiger i ka kushtuar vëmendje...