Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Bashkimit Europian për të hequr masat ndëshkuese që i ishin vendosur Kosovës. Masat erdhën pas tensioneve në katër komunat veriore në vitin 2023, por Kurti tha se ishin institucionet e Kosovës që u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy më të rënda, duke përmendur Banjskën dhe Ibër Lepencin. “Ato ishin të padrejta që në ditën e parë sepse, së pari, institucionet e Republikës së Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit tonë dhe së dyti, sepse deeskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti. Në retrospektivë Kurti tha se çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal...