Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë kështu shteti i 121-të që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Vendimi u cilësua si historik dhe një tjetër sukses diplomatik për Kosovën, transmeton KosovaPress. Lajmin e ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa e ka quajtur vendim historik për vendin tonë. “Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis”, shkruan Osmani.