ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike
Shkuarja e mundshme në zgjedhje të reja në Kosovë shihet nga ekspertët si një barrë e rëndë financiare dhe institucionale për vendin. Ndërsa mund të përfitoheshin rreth 100 milionë euro nga projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, politika po e çon vendin drejt një procesi zgjedhor që rrit presionin mbi buxhetin dhe pengon progresin ekonomik. Të premten ishte thirrur një seancë parlamentare për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat mund të përmirësonin ndjeshëm jetën e qytetarëve, por vendimi për zgjedhje të reja duket se po bën që këto mundësi të ngecin në letër. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke e cilësuar si detyrim kushtetues. Sipas saj, vendimi erdhi pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e...
Burimi:
javanews.al