Albin Kurti takohet me drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një publikimi të bërë në profiling e tij në Facebook, ka bërë me dije se “Pata kënaqësinë të takohem me drejtoren për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në vizitën e saj të parë në Republikën e Kosovës. Vendi ynë është lider rajonal në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike e liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale. Krahas linjëzimit të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në, si dhe përparimit në përmbushjen e reformave evropiane, ne kemi shënuar rritje të vazhdueshme ekonomike dhe për herë të parë pas 15 vjetësh Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar na kanë larguar nga listat e vendeve...
Burimi:
kohajone.com