“Akuzat ndaj UÇK, një turp”/ Ish-presidenti Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale
Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar dënime në 180 vite burg për udhëheqësit e UÇK-së. Ky zhvillim ka hapur debat të madh në Kosovë dhe Shqipëri, me shumë zëra që thonë se po rishkruhet historia e Kosovës. Në një intervistë për të komentuar këtë moment kemi presidentin Rexhep Meidani që ka kryer detyrën nga viti 1997 deri në 2002, pra gjatë gjithë periudhës së luftës së Kosovës dhe pas saj. Kristi Gongo: Z. President, a pajtoheni me këtë qëndrim që po ndryshon historia e luftës çlirimtare? Reixhep Meidani: Në rradhë të parë është një vendim akuze i turpshëm deri në zhgënjim. Ndërsa përsa i përket historisë është e pamundur. Ata mund të tentojnë, mund t’i shërbejnë interesave të ndryshme në Serbi dhe në Rusi,...
Burimi:
ntv.al