Aksident me motor bore në Bogë, katër persona përfundojnë të lënduar

Aksident me motor bore në Bogë, katër persona përfundojnë të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bogë të Rugovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se aksidenti ka ndodhur pasi një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike, duke shkaktuar lëndimin e katër personave. Sipas tij, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv