Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë nis hetim pasuror ndaj presidentes Osmani, Presidenca: Mirëpresim çdo verifikim
Pas raportimeve se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën zyrtare të verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenca kanë bërë të ditur se nuk kanë informacione të tilla. Megjithatë siç tha Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, e mirëpresin çfarëdo verifikimi. “Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhi”, tha Kupina. Sipas mediave në Kosovë, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur një procedurë verifikimi lidhur me deklarimet e pasurisë së Osmanit, pas evidentimit të dallimeve mes formularëve të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025. Verifikimi ka të bëjë kryesisht me ndryshime të dukshme në rritjen e kursimeve dhe...
Burimi:
vizionplus.tv