Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, pasi dyshohet se i shkaktuan miliona euro dëm buxhetit të shtetit, përmes abuzimeve me tenderë dhe dyshimeev për korrupsion. Abuzimet me tenderë dyshohet se u bënë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). Ata akuzohen për tri vepra penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe falsifikim i dokumenteve”. Prokuroria identifikoi me iniciale të 12 të akuzuarit N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B., I.E., dhe personat juridikë ”A&F P. Sh.p.k, ”S. Sh.p.k”, ”Sh.G Sh.p.k”. A.M. dhe N.D., sipas aktakuzës nga 2 prilli i vitit 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë...