27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar për 27-vjtorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për çlirimin nga Serbia.Postimi i Nufit 27 vite më parë, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shënoi një moment historik jo vetëm për kombin shqiptar, por edhe për vetë ndërgjegjen e botës demokratike.Ishte një akt vendosmërie për të ndalur një tragjedi humanitare dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor përballë një regjimi që kishte zgjedhur dhunën dhe shkatërrimin. Për faktorin shqiptar në rajon, kjo ndërhyrje ishte shumë më tepër se një operacion ushtarak; ishte një kthesë historike që konfirmoi të drejtën për të jetuar të lirë dhe në paqe. Ajo dëshmoi se vlerat mbi të cilat ndërtohet bota perëndimore; liria, dinjiteti njerëzor dhe drejtësia, nuk janë thjesht parime të shkruara, por angazhime...
Burimi:
javanews.al