Kosova, sot në zgjedhje të parakohshme! Votojnë Kurti dhe Haradinaj: Presim pjesëmarrje masive
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova zhvillon këtë të dielë zgjedhjet parlamentare pas dështimit të qeverisë nga "Vetëvendosja". Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote do t'i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në vend këtë vit dhe të katërtat në total. Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi ka edhe...
Burimi:
zeri.ai