Kosova në pritje të Presidentit të ri! Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet me votë nga populli

Kosova në pritje të Presidentit të ri! Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet me votë nga populli

Vjosa Osmani KOSOVË- Në prag të skadimit të afatit, Vjosa Osmani ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ka paraqitur në Kuvend kërkesën për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e drejtëpërdrejtë me votë nga populli të Presidentit të Kosovës. Osmani ftoi të gjitha subjektet politike në Kosovë që të votojnë ndryshimet në Kuvend. Njoftimi: ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.Tash e tutje, le të flasë populli! Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit...