Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimin e Komisionit për personat e zhdukur
pamje nga takimi KOSOVË-Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë komisionin e përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas rundit të dialogut me Serbinë të zhvilluar në Bruksel, tha se tani mbetet që javët e ardhshme të takohen "zëvendësit tanë dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët". “Qëllimi ishte që të arrijmë dakordim që sot ta funksionalizojmë komisionin e përbashkët për jetësimin apo zbatimin e Marrëveshjes për personat e pagjetur në mes të kryeministrit [të Kosovës, Albin] Kurti dhe presidentit [të Serbisë, Aleksandër Vuçiç). Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm që përfundimisht ta jetësojmë këtë objektiv", tha Bislimi. Ndërkaq, kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, e cilësoi raundin e dialogut të...
Burimi:
zeri.ai