Koreja e Veriut dënon kapjen e Maduros nga SHBA: Cenim serioz i sovranitetit
Koreja e Veriut ka dënuar kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si një “cenim serioz të sovranitetit”. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore KCNA, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se Pheniani “denoncon fuqishëm aktin hegjemonist të SHBA-së të kryer në Venezuelë”. Sipas tij, “incidenti është një tjetër shembull që konfirmon qartë edhe një herë natyrën e egër dhe brutale të SHBA-së”. Pheniani, i cili është një mbështetës i regjimit socialist të Madurros në Karakas, e përshkroi largimin e presidentit venezuelian si një “shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të ligjeve ndërkombëtare”, të cilat kanë si parim themelor respektimin e sovranitetit, mosndërhyrjen dhe integritetin territorial. Reagimi i Koresë...
Burimi:
top-channel.tv