Kopenhageni synon të heqë ndalimin e energjisë bërthamore, qeveria hap rrugën për reaktorët e vegjël modularë

Kopenhageni synon të heqë ndalimin e energjisë bërthamore, qeveria hap rrugën për reaktorët e vegjël modularë

Danimarka planifikon të ndërtojë reaktorë të vegjël modularë bërthamorë për të përmbushur nevojat e saj energjetike, tha Ministria e Klimës dhe Energjisë, një opsion që do t’i jepte fund ndalimit të energjisë bërthamore e cila është në fuqi që nga viti 1985. Një kornizë që lejon studimin e “potencialeve dhe rreziqeve” të teknologjive të reja bërthamore, si dhe heqjen e moratoriumit, është krijuar tani, tha ministria në një deklaratë. “Energjia e gjelbër nga dielli dhe era është sot dhe do të mbetet shtylla e furnizimit me energji të Danimarkës në të ardhmen, por mund të shohim se nuk është e mjaftueshme”, tha Lars Ågaard, Ministri danez për Klimën, Energjinë dhe Shërbimet. “Ne duhet të jemi të hapur për të shqyrtuar nëse teknologjitë e tjera mund...