“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje të reja mbi mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për trafikim seksual të të miturve, dyshohet se kontrollonte dhe manipulonte gratë që ndodheshin pranë tij. Gruaja, e identifikuar me emrin e ndryshuar Anya për të mbrojtur identitetin e saj, tha se për vite me radhë kishte jetuar në një nga apartamentet në Manhattan që përdorej nga Epstein për të strehuar gra të cilat, sipas dëshmive të saj, ai i abuzonte seksualisht. Ajo e përshkroi sistemin e krijuar nga Epstein si një “sekt”, ku ai ishte figura dominuese dhe ku kontrolli nuk bëhej përmes dhunës së dukshme, por përmes izolimit, varësisë financiare dhe presionit psikologjik. “Zinxhirët ishin më pak të dukshëm, por ishin aty”, tha...
Burimi:
javanews.al