Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës
Një delegacion zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kinës vizitoi selinë e Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), si dhe Zvicrën këtë javë, dhe zhvilloi disa raunde bisedimesh me homologët e tyre evropianë mbi sigurinë dhe mbrojtjen, njofton CGTN. Konsultimet e 15-ta për sigurinë dhe mbrojtjen Kinë-BE u zhvilluan në Bruksel , gjatë të cilave të dyja palët diskutuan një sërë sfidash globale të sigurisë. Sipas Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi krizën e Ukrainës, zhvillimet rajonale në Azi-Paqësor dhe situatën në Iran dhe në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme. Konsultimet u bashkëkryesuan nga zyrtarë të lartë nga të dyja palët, përfshirë Gjeneral Major Guo Hongtao, zëvendësdrejtor i Zyrës për...
Burimi:
javanews.al