Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit/ Irani kërcënon të sulmojë anijet me mallra, rriten tensionet me Kinën
Konflikti në Lindjen e Mesme mund të çojë në ndërprerjen e korridorit më të rëndësishëm të transportit detar në botë. Irani është zotuar se do të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. E gjithë kjo po rrit çmimin e energjisë, naftës dhe gazit natyror. Ngushtica e Hormuzit është kanali i ngushtë pranë bregdetit të Iranit. Këtu rrjedh gati 20% e konsumit global të naftës. Dje, një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit tha se ngushtica është e mbyllur dhe nëse dikush përpiqet të kalojë, Irani do t’u “vërë flakën anijeve”. Ndalimi i saj mund ta armiqësojë Kinën. Kina është importuesja më e madhe në botë e naftës bruto dhe blerësi më i madh i naftës iraniane. Një zëdhënës...
Burimi:
top-channel.tv