Konflikti në Lindjen e Mesme, Parlamenti vendos shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në Liban
Parlamenti i Libanit njoftoi se po e zgjat mandatin e tij me dy vjet dhe po shtyn zgjedhjet parlamentare për shkak të luftës së vendit me Izraelin dhe Hezbollahun. Libani është përfshirë në një luftë rajonale që nga 2 marsi pas sulmit të Hezbollahut ndaj Izraelit në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Parlamenti u mblodh sot në Bejrut, ndërsa Forcat Ajrore Izraelite bombarduan periferitë jugore të kryeqytetit libanez. Ligjvënësit e Hezbollahut, përfshirë Mohammad Raad, kreun e grupit parlamentar prej 13 anëtarësh të organizatës, morën pjesë në seancë. Parlamenti “vendosi të zgjasë mandatin e tij për dy vjet”, tha kryetari i parlamentit Nabih Berri. Në zgjedhjet më të fundit parlamentare, në maj 2022, Hezbollahu dhe aleatët e tij humbën shumicën...
Burimi:
top-channel.tv