Konfiskimi i cisternës së naftës nga SHBA-të, media shtetërore e ligjvënësit rus: Pirateri e shekullit të 21-të

Konfiskimi i cisternës së naftës nga SHBA-të, media shtetërore e ligjvënësit rus: Pirateri e shekullit të 21-të

Ligjvënësi rus Leonid Slutsky e quajti sekuestrimin e anijes Marinera nga SHBA- të një akt të “piraterise së shekullit të 21-të”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Slutsky, i cili është kryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, tha se masa e SHBA-së shkel ligjin detar dhe konventat e Kombeve të Bashkuara. Ministria e Jashtme e Rusisë kërkoi kthimin e qytetarëve rusë në bordin e cisternës së sekuestruar, raportoi më parë TASS. Anija me flamur rus, fillimisht e quajtur Bella 1, u sanksionua nga SHBA-të në vitin 2024 për operim brenda një “flote në hije” cisternash që transportonin naftë të paligjshme. Muajin e kaluar, forcat amerikane u përpoqën ta ndalonin anijen pranë Venezuelës, por nuk hipën në të pasi ajo u largua. Rusia...