Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Koalicioni i të Vullnetshmëve me 64 mijë ushtarë, Britania e Madhe ul numrin e trupave që do të dërgojë në ndihmë të Ukrainës
Britania e Madhe dhe Franca pritet të dërgojnë deri në 15,000 ushtarë për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës në rast të arritjes së një marrëveshjeje paqeje, një shifër shumë më e ulët nga sa ishte parashikuar fillimisht. Shefat ushtarakë britanikë kishin propozuar fillimisht dërgimin e 10,000 trupave si pjesë e një force shumëkombëshe prej rreth 64,000 ushtarësh, të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”. Megjithatë, kjo ide u konsiderua e paqëndrueshme brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për shkak të madhësisë aktuale të Ushtrisë Britanike. Sipas dy burimeve ushtarake, Britania e Madhe pritet të vendosë më pak se 7,500 ushtarë, një shifër që megjithatë mbetet sfiduese për Londrën, e cila ka rreth 71,000 personel të trajnuar në ushtrinë e rregullt. Franca është i vetmi vend tjetër që...