“Kjo nuk është lufta jonë”! Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”! Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

Friedrich Merz dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.  Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: “Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich. Kancelari gjerman tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë'”. Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së. Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron “të papërshtatshme” që pala gjermane kishte deklaruar: “Kjo nuk është lufta jonë”. Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit...