‘Kjo është hemisfera jonë’, Trump dhe DASH paralajmërojnë: Siguria jonë nuk do të kërcënohet

‘Kjo është hemisfera jonë’, Trump dhe DASH paralajmërojnë: Siguria jonë nuk do të kërcënohet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale një mesazh të fortë politik, duke theksuar rolin dominues të Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore. Në një fotografi të presidentit Donald Trump, e shoqëruar me mbishkrimin “THIS IS OUR HEMISPHERE” (“Kjo është hemisfera jonë”), DASH nënvizon: “Kjo është hemisfera jonë dhe Presidenti Trump nuk do të lejojë që siguria jonë të kërcënohet.” Ky mesazh vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar dhe shihet si një paralajmërim i qartë politik për qëndrimin e Washingtonit ndaj çështjeve të sovranitetit, sigurisë dhe ndikimit të fuqive të huaja në rajon, duke i dhënë gjithashtu ton të prerë politikës së Shteteve të Bashkuara në hemisferën perëndimore.