Kisscam-i 16 sekonda i Coldplay i shkatërroi jetën, rrëfehet ish-shefja e HR-së, Kristin Cabot: Vajza shpërtheu në lot, u mbylla në një shtëpi në mal dhe…

Kisscam-i 16 sekonda i Coldplay i shkatërroi jetën, rrëfehet ish-shefja e HR-së, Kristin Cabot: Vajza shpërtheu në lot, u mbylla në një shtëpi në mal dhe…

Për herë të parë, ish-drejtoresha ekzekutive e Astronomer flet publikisht për panikun pasi pa videon, ndikimin mbi fëmijët e saj dhe rrezikun e turmës online. “Gjithçka m’u shfaq para syve në një çast,” kujton Kristin Cabot momentin kur Chris Martin i shkatërroi jetën në një koncert të Coldplay në korrik. Momenti në fjalë, një përqafim me Andy Byron, shefin e saj të martuar, u kap nga “kisscam”-i që filmonte publikun në Boston. “Ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm,” bëri shaka Martin, ndërsa të dy u përkulën dhe fshehën fytyrat. Një klip 16-sekondësh, i filmuar nga një tjetër pjesëmarrës në koncert dhe i postuar në TikTok, u shndërrua në një nga videot më virale të të gjitha kohërave, duke marrë 150 milionë...