Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina do të vazhdojë të ofrojë rritje të qëndrueshme e me cilësi të lartë dhe të sjellë më shumë siguri e moment pozitiv në ekonominë globale, theksoi Han Wenxiu, zv.drejtor ekzekutiv i Zyrës së Komitetit Qendror për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2026 të mbajtur në Pekin. Me gjithë pasiguritë globale, Kina do të mbetet e përkushtuar për thellimin e gjithanshëm të reformave dhe zgjerimin e hapjes me standarde të larta gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, do të zgjerojë më tej hyrjen në treg, do të hapë më shumë fusha, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, si edhe do të ofrojë hapje më të gjerë në fusha të tilla si telekomunikacioni, shëndetësia e arsimi, theksoi Han. “Ne nuk synojmë qëllimisht suficitin...