Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së
Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon forcimin e bazës industriale të bllokut duke paralajmëruar se mund të ndërmarrë kundërmasa nëse interesat e kompanive kineze dëmtohen. Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, projektligji i njohur si “Industrial Accelerator Act” (IAA) përmban pengesa serioze për investimet dhe diskriminim institucional në sektorë kyç si bateritë, automjetet elektrike (EV), fotovoltaikët dhe mineralet e rralla. Autoritetet në Pekin thanë se më 24 prill i kanë paraqitur Bashkimit Evropian shqetësimet dhe rekomandimet e tyre, duke paralajmëruar se mund të reagojnë nëse këto nuk merren parasysh. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian synon përmes këtij ligji të forcojë pozicionin në industri strategjike, të mbrojë dhe krijojë vende pune, si dhe të vendosë kërkesa “Made in Europe” për prokurimet publike, sipas informacioneve...
Burimi:
javanews.al