Kina organizon festivalin më të madh të akullit në Azi

Kina organizon festivalin më të madh të akullit në Azi

Në qytetin Harbin, në verilindje të Kinës, edhe pse temperaturat janë disa gradë nën zero, nuk i ka penguar mijëra qytetarët të marrin pjesë në festivalin e akullit, më i madhi në Azi. Kjo është hera e 27-të që organizohet ky spektakël unik dimëror, por këtë vit ai ka thyer çdo rekord. Me një sipërfaqe prej 1.2 milion metra katrorë dhe 400 mijë metra kub akull, edicioni i sivjetshëm është më i madhi në historinë e festivalit. Kështjella madhështore, ura, trena me avull dhe struktura ikonike të qytetit Harbin janë rikrijuar me artin e akullit. Vizitorë nga provincat jugore të Kinës, ku dëbora është e rrallë, thonë se përvoja është unike dhe emocionuese. Lulet e ngrira brenda blloqeve të akullit, rrëshqitëset gjigante dhe dritat shumëngjyrëshe...