Kina e akuzoi se po rikthehet drejt militarizmit, reagon Japonia: Pretendime të pabaza, e çuditshme…

Kina e akuzoi se po rikthehet drejt militarizmit, reagon Japonia: Pretendime të pabaza, e çuditshme…

Ministri japonez i Mbrojtjes, Shinjiro Koizumi, ka hedhur poshtë akuzat e Kinës se Japonia po rikthehet drejt militarizmit, duke deklaruar se shqetësimi i vërtetë për sigurinë rajonale dhe globale është zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Pekinit. Duke folur në Dialogun Shangri-La në Singapor, Koizumi tha se pretendimet për një “militarizëm të ri” japonez janë të pabaza dhe theksoi se Japonia nuk zotëron armë bërthamore apo bombardues strategjikë, ndryshe nga Kina. “Ekziston një vend që ka një arsenal të madh armësh bërthamore dhe bombarduesish strategjikë. Japonia nuk ka asnjërën nga këto armë. E megjithatë, Japonia etiketohet si e militarizuar. A nuk është e çuditshme?”, deklaroi ai. Komentet e ministrit japonez erdhën si përgjigje ndaj kritikave të fundit të Pekinit. Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së...