Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Kina dhe ShBA-ja zhvillojnë bisedime të thelluara dhe konstruktive mbi çështjet ekonomike dhe tregëtare në Paris

Delegacionet kineze dhe amerikane zhvilluan shkëmbime dhe konsultime të thelluara dhe konstruktive në Paris nga e diela në të hënë mbi çështjet ekonomike e tregtare me interes të ndërsjellë, duke përfshirë marrëveshjet tarifore, promovimin e tregtisë dhe investimeve dypalëshe dhe ruajtjen e konsensusit ekzistues të konsultimit. Gjatë bisedimeve, të dyja palët arritën një konsensus të ri dhe ranë dakord të vazhdojnë konsultimet. Kohët e fundit, Gjykata e Lartë e ShBA-së vendosi se tarifat e vendosura nga qeveria amerikane sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës ishin të paligjshme, tha He Lifeng, zv/kryeministri i Kinës dhe njëherësh drejtori i palës kineze për këto bisedime, duke vënë në dukje se më pas, pala amerikane vendosi një shtesë importi prej 10 për qind për të gjithë partnerët...