Kina dhe BE-ja arrijnë rezultate pozitive lidhur me automjetet elektrike
Në bazë të bisedimeve për më shumë se një vit, u arrit përparim i rëndësishëm në konsultimet midis Kinës dhe BE-së mbi tarifat antisubvencion për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë, duke i zëvendësuar tarifat e larta antisubvencion me mekanizmin e “angazhimit për çmimet”. Sipas njoftimit të 12 janarit në uebsajtin zyrtar të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, të dyja palët ranë dakord se është e nevojshme t’u ofrojnë udhëzime të përgjithshme mbi angazhimin për çmimet eksportuesve kinezë të automjeteve elektrike në BE, në mënyrë që eksportuesit kinezë t’i zgjidhin shqetësimet përkatëse nëpërmjet mënyrave më praktike, me objektiv të përcaktuar dhe në përputhje me rregullat e OBT-së. Sektori përkatës i Ministrisë së Tregtisë të Kinës i tha medias se ky vendim lëshon plotësisht sinjale pozitive...
Burimi:
javanews.al