Kërcënimet e Trump ndaj BE-së dhe përplasjet SHBA-Mbretëri e Bashkuar, Starmer: Çdo vendim për Groenlandën i takon vetëm…
Në një fjalim të fundit, kryeministri britanik, Keir Starmer theksoi se, pas javëve të “turbulencave të theksuara”, ajo që është më e rëndësishme tani është “të jemi të qartë për vlerat që Mbretëria e Bashkuar mbron”. Ai shtoi: “Vlerat tona nuk janë improvizuar, ato janë ndërtuar me durim gjatë kohës, dhe mbrojtja e këtyre vlerave ka rëndësi të madhe.” Në lidhje me marrëdhënien e Britanisë me SHBA-në, Starmer tha: “Një marrëdhënie e ngushtë me SHBA-në sjell rezultate konkrete në interesin tonë kombëtar, duke siguruar vende pune dhe siguri.” Ai e theksoi se është në kontakt të përditshëm me të gjithë figurat kyçe në administratën Trump, për të siguruar përfitime të drejtpërdrejta për Britaninë. Kryeministri britanik u shpreh gjithashtu për sigurinë e Groenlandës, duke nënvizuar rëndësinë...
Burimi:
top-channel.tv